Punonjësit e sektorit të hidrokarbureve paralajmërojnë grevë! Kërkojnë marrëveshje për Kontratën Kolektive

Punonjësit e sektorit të hidrokarbureve paralajmërojnë grevë! Kërkojnë marrëveshje për Kontratën Kolektive

17:14, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve ka njoftuar fillimin e një greve paralajmëruese nga punonjësit e shoqërisë "United Terra", pas dështimit të bisedimeve për Kontratën Kolektive të Punës.

Sipas njoftimit zyrtar, greva do të zhvillohet të shtunën, më 9 gusht 2025, nga ora 08:00 deri në 09:00. Ky veprim vjen pasi, pavarësisht përpjekjeve përmes ndërmjetësimit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk është arritur një marrëveshje me kompaninë.

"Ky është një veprim sindikal për dinjitetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët," thuhet në deklaratën e sindikatës, e cila paralajmëron se greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, nëse nuk ka një përgjigje konkrete nga ana e kompanisë.

Sindikata u bën thirrje të gjithë punonjësve të qëndrojnë të bashkuar në këtë proces.

Postimi i plotë:

NJOFTIM ZYRTAR PËR GREVË!
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur njofton të gjithë punonjësit e Shoqërisë "United Terra" dhe opinionin publik se, pas mosarritjes së marrëveshjes për Kontratën Kolektive të Punës, dhe përkundër përpjekjeve përmes procesit të ndërmjetësimit dhe pajtimit pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit jemi të detyruar të fillojmë grevën sindikale.
GREVA fillon të shtunën, më 09.08.2025, nga ora 08:00 deri në ora 09:00, si një masë paralajmëruese.
Nëse nuk do të ketë reagim konkret nga shoqëria, greva do të vijojë ditët në vazhdim, sipas njoftimit zyrtar për oraret dhe formën e saj.
Ftojmë të gjithë punonjësit të qëndrojnë të bashkuar dhe të marrin pjesë në këtë veprim sindikal për dinjitetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët! Ne do t'ia dalim, të gjithë bashkë jemi edhe më të fortë.
#Grevë #TëDrejtëPërPunëtorët #Solidaritet #SindikataNaMbron #UnitedTerra #KontratëKolektive #PunëtoriNëQendër

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco