Sërish një operacion tjetër i policive të vendeve evropiane për të goditur krimin shqiptar. Kësaj radhe kanë qenë Gjermanët.
Ndërkohë që SPAK ka deklaruar se në bashkëpunim me autoritetet gjermane kanë shkatërruar një grupi kriminal, i cili merrej mashtrim kompjuterik.
Gjatë aksionit u arrestuan disa persona.
Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasit gjermanë kanë rënë pre e mashtrimit, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një qendër Call Center.
Ky grup ka shkartuar një dëm prej mijëra eurosh, në kurriz të shtetasve gjermanë. Hetimet për grupin kriminal kanë nisur në 2023.
Prokurori i SPAK: “U zbulua se personat vepronin duke u hequr si polic të rremë me qëllim rikuperimin e fondeve në fushën e kriptomonedhave dhe “Forex”.
U ushtrua kontroll në Shqipëri dhe u gjetën prova e si pasojë u lëshuan 5 masa sigurie të arrestit në burg. Ndërsa tre shtetas të tjerë në kuadër të këtij operacioni ndodhen në masën e arrestit në shtëpi.
Dëmi i përllogaritur nga këto mashtrime është në shifrën e 365 mijë eurove.”
“Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistuar në fund të vitit 2023 në gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si oficerë policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar për humbjet që ata kishin berë në Forex dhe kriptovaluta. Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tonë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumetare dhe digjitale. Pas gërshtimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës 5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi”, tha prokurori i SPAK Eneid Nakuçi.
© SYRI.net