Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 66-vjeçari

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 66-vjeçari

13:07, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Mësohet se një 66-vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.” thuhet në njoftimin e policisë./

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco