Në kërkim për ‘shtëpi bari’/ Arrestohet 43-vjeçari në Krujë, ishte dënuar me afro 5 vite burg

11:18, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit të koduar ‘Inside’, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

43-vjeçari me inicialet, L. K, ishte dënuar me rreth 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

‘Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Krujë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me rreth 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur, kapet 43-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Inside”, kapën shtetasin L. K., 43 vjeç.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco