EMRI/ I dënuar me 5 vjet burgim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

EMRI/ I dënuar me 5 vjet burgim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

11:15, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Inside”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprimtari të paligjshme.

Në pranga ka rënë shtetasi Lulzim Kullaj, 43 vjeç, banues në Krujë, i cili ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës.

Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në ambient të mbyllur dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Arrestimi i tij u bë si rezultat i kontrolleve të imtësishme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, të bazuara në informacione të siguruara në rrugë operative.

Njoftimi i policisë:

Krujë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

I dënuar me rreth 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur, kapet 43-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Inside”, kapën shtetasin Lulzim Kullaj, 43 vjeç.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco