Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mylte, në Lezhë. Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.
I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net