Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Ksamil/ Me ndihmën e babait, nipi bën për spital xhaxhain 57-vjeçar, arrestohen

Ksamil/ Me ndihmën e babait, nipi bën për spital xhaxhain 57-vjeçar, arrestohen

15:34, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës, për shkak se gjatë një konflikti me sende të forta, goditën një 57-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Me ndihmën e të atit, 35-vjeçari godit me sende të forta xhaxhain, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Policia bën me dije se shtetasit: Shpëtim dhe Ervis Haruni, përkatësisht 62 vjeç dhe 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës.

Ndërkohë edhe dy shtetas të tjerë ranë në prangat e policisë, pasi po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

            •           E. R., 25 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

            •           A. B., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco