Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), evidentuan një rast të rëndë të shfrytëzimit të paligjshëm të shtratit të lumit Mat nga një subjekt privat.
Si rezultat i këtij operacioni: u shpall në kërkim administratori i subjektit, u proceduan penalisht 3 punonjës dhe u sekuestruan 4 mjete të rënda që përdoreshin në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Lezhë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive të paligjshme që cenojnë mjedisin.
Nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat.
Shpallet në kërkim administratori i subjektit që ushtronte këtë veprimtari, procedohen penalisht 3 punonjës.
Sekuestrohen 4 mjete të rënda (1 ekskavator dhe 3 kamionë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ushtruan kontroll përgjatë lumit Mat, ku konstatuan mjete të rënda të një subjekti që kryente aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe duke dëmtuar shtratin e lumit.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast:
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjës të këtij subjekti, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) banues në Pukë dhe F. L., 50 vjeç, banues në Tale, Lezhë;
-u shpall në kërkim shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, administrator i subjektit. Punohet për kapjen e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete të rënda që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net