E vrau me thikë dhe dogji banesën e 52-vjeçares për të fshehur gjurmët, autori pranon krimin! Zbardhet dëshmia

E vrau me thikë dhe dogji banesën e 52-vjeçares për të fshehur gjurmët, autori pranon krimin! Zbardhet dëshmia

09:52, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku një 31 vjeçar vrau partneren e tij 52-vjeçare e cila u gjet u gjet e vdekur mëngjesin e djeshëm (28.07.2025) në apartamentin e saj në lagjen nr 1 në Pogradec.

Autori ka përdorur thikën e buke mbi 50 herë për t’i marrë jetën gruas. Pas ngjarjes, ai ka pastruar gjakun dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur provat.

Mësohet se kane qenë pamjet e sigurisë që kanë zbardhur ngjarjen. Pas shoqërimit në polici, 31-vjeçari ka mohuar të vërtetën.

Ai ka deklaruar se me viktimën ishte prej tre vitesh i lidhur. “Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës”-ka deklaruar ai.

Autori pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur.

Pas 7 orësh pyetje ku u ballafaqua dhe me provat që ka në dorë policia, ai pranoi disa episode por jo vrasjen.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”-ka deklaruar ai.

Pas ballafaqimit me pamjet filmike, dëmtimet qe dhe autori ka marre gjatë përleshjes dhe eksperimentin hetimor të kryer në vendngjarje, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë dhe pranoi autorësinë e vrasjes para grupit hetimor.

Sipas tij, 52 vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe se kohët e fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte.

Edhe vetë autorit të ngjarjes do t’i kryhet një vlerësim psikologjik.

LEXO EDHE: 

Vdekja e 52-vjeçares/ Për të kamufluar vrasjen, autori i dyshuar ndezi disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco