Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

EMRI+VIDEO/ Arrestohet 48-vjeçari me precedent penal, tentoi të vidhte një automjet

09:45, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 48-vjeçarin Gentian Kane, i njohur për precedentët e tij penalë, pasi u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur një automjet në lagjen "Çlirimi".

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë i mundur ndalimi i autorit dhe sekuestrimi i mjeteve që po përdorte për të ndërhyrë në centralinën e automjetit tip “BMW”.

Vijojnë hetimet për përfshirjen e tij në raste të tjera vjedhjeje.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet, një 48-vjeçar.

I arrestuari, me precedent të theksuar, për këtë krim.

Sekuestrohen mjetet me të cilat ai po ndërhynte në centralinën e automjetit, me qëllim vjedhjen.

Ditën e djeshme, në lagjen "Çlirimi", shtetasi G. K. synonte të vidhte një automjet tip “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e tij. Shtetasi u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", mbetur në tentativë.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 48-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco