Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

Konflikti në bulevardin e Korçës, autori godet kalimtarin pas debatit dhe arrestohet nga policia

Konflikti në bulevardin e Korçës, autori godet kalimtarin pas debatit dhe arrestohet nga policia

09:32, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 28 korrik, në qytetin e Korçës, ku një konflikt mes dy personave përfundoi me dhunë fizike, duke lënë një prej tyre të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit, ku autori i dyshuar, një person që kalonte me skuter, është konfliktuar me kalimtarin e rastit.

LEXO EDHE: Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

Sipas informacioneve të para të ardhura në redaksinë 'Syri Televizion', autori kalonte me një skuter në bulevard dhe e ka goditur të plagosurin që ka qenë kalimtar.

Atje ka nisur debati mes të dyve, duke u konfliktuar për atë që sapo kishte ndodhur, ku autori godet kalimtarin dhe i shkakton dëmtime në fytyrë.

Pas sulmit, autori ka lënë vendin e ngjarjes, por fatmirësisht, falë ndërhyrjes së Policisë Korçë, ai është kapur dhe arrestuar brenda pak minutash pas konfliktit.

Viktima, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë akt të dhunshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco