VIDEO/ Si përfundoi në reanimacion Ardian Isufi? Avokati publikon pamjet e reja, Cakrani: Dhunuesit, miq të kryeministrit do të…

VIDEO/ Si përfundoi në reanimacion Ardian Isufi? Avokati publikon pamjet e reja, Cakrani: Dhunuesit, miq të kryeministrit do të…

09:24, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga sherri mes ish-shefit të Rrugores në Vlorë, Ardian Isufi dhe kamarierit në një prej ambienteve të një lokali në qytetin bregdetar dy ditë më parë.

Kujtim Cakrani, avokati mbrojtës i punonjësit të Policisë Kufitare, tanimë i pezulluar, ka treguar një tjetër version të ngjarjes, që sipas tij qëllimisht Policia tregoi mungesë profesionalizimi, duke mos administruar pamjet filmike që hidhnin dritë mbi ngjarjen.

Në videon e bërë publike nga avokati Cakrani, dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre, por 15 persona me mjete të forta.

Duke i konsideruar pamjet tronditëse, avokati Cakrani shprehet se është tashmë e qartë se kush janë dhunuesit e gjithë ngjarjes që mori vëmendjen e opinionit publik.

Teksa bën apel për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në zbardhjen e plotë të ngjarjes, avokati paralajmëron se historia nuk do të mbyllet me aq.

‘Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit tij’, përmbyll mesazhin e tij në rrjetet sociale, Kujtim Cakrani, avokati i policit të pezulluar, Ardian Isufi.

Reagimi

Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambientet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë I nderuar I policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.

Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.

Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht është fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.

Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.

Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Kjo histori nuk do përfundoj këtu jo? Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco