Sherr mes dy personave, njëri dhunohet me grushte dhe përfundon në spital! Niset drejt Tiranës

Sherr mes dy personave, njëri dhunohet me grushte dhe përfundon në spital! Niset drejt Tiranës

09:17, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbrëmjen e djeshme (28 korrik) në Korçë, një konflikt mes dy personave u agravua në dhunë fizike, ku një prej tyre mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në një nga bulevardet kryesore të qytetit, ku autori i dyshuar goditi me grushte në fytyrë viktimën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Korçë, autori u kap dhe u arrestua brenda pak minutash pas konfliktit. I plagosuri ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe për shkak të gjendjes së tij u dërgua drejt Spitalit të Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në konfliktin e dhunshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco