Persekutimi politik/ Mbyllen hetimet për Metën, SPAK u komunikon akuzat Monika Kryemadhit dhe Fatime Kryemadhit

14:43, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I arrestuar që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish-kreut të shtetit, Ilir Meta.

Me mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme ndaj kreut të PL, Ilir Meta, tanimë do të nisë paraqitja e të pandehurve të cilët janë thirrur nga organi procedues për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Këtë të hënë në SPAK u paraqit Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet të mërkurën në orën 13.00.

Këtë të hënë po ashtu do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe Pirro Xhixhos, i cili u paraqit në SPAK.

Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve, avokati i tij Kujtim Cakrani deri me tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco