Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy shtetas të huaj në gjendje kritike

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy shtetas të huaj në gjendje kritike

14:11, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë.

Në përplasje janë përfshirë një kamion dhe një makinë e vogël.

Dy persona, shtetas të huaj, janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë, ndërsa qarkullimi në zonë është vështirësuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.

Sipas burimeve të besueshme nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet i vogël.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment

Paraprakisht raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco