Vrasja makabre e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit lë në burg tre të arrestuarit

Vrasja makabre e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit lë në burg tre të arrestuarit

13:51, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje që tronditi opinionin publik pak ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit.

Të akuzuarit, Emalinda Rama, 26 vjeçe (vajza e viktimës), nëna e saj Valbona Rama, 53 vjeçe, dhe Çlirim Dogani, 55 vjeç, u paraqitën sot paradite para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Klodiana Keyeziu dhe prokurorja Lorena Sallillari.

LEXO EDHE: VIDEO/ Vrasja e Anesti Ramës, me pranga në duar mbërrinjë në Gjykatë e bija, Ermalinda Rama, i dashuri dhe nëna e saj

Të tre do të hetohen në qeli për akuzën e vrasjes me paramendim dhe bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Anesti Ramës, përmes mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesë të trupit, përfshirë zonën intime.

Sipas burimeve hetimore, motivi i krimit dyshohet të jetë kundërshtimi i një lidhjeje mes vajzës dhe bashkëpunëtorit të saj, ndërsa provat kryesore që rëndojnë mbi ta janë dëshmitë kontradiktore dhe të dhënat nga telefoni i të resë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa tre të dyshuarit mbeten në paraburgim në pritje të gjykimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco