Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

Vijon prej ditësh zjarri në Bashaj, Delvinë/ Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Piksit në Gjirokastër

22:06, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata me zjarret në jug të vendit duket se po përkeqësohet dita ditës, pasi edhe sot flakët kanë vijuar të djegin zonën e Bashaj në Bashkinë Delvinë, rreth 1 km në jug të tunelit të Skërficës.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t, flakët rrezikojnë të hyjnë në territorin e Bashkisë Gjirokastër, në zonën e mbrojtur të Piksit.

Denoncimi: 

Përshëndetje!

Një zjarr aktiv prej disa ditësh në zonën Bashaj, Bashkia Delvinë, rreth 1 km në jug të tunelit të Skërficës, po përhapet me shpejtësi drejt majës së malit, i favorizuar nga era. Flakët rrezikojnë të hyjnë në territorin e Bashkisë Gjirokastër, në zonën e mbrojtur të Piksit. MZSH Gjirokastër po monitoron situatën, por ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit, dhe ndërhyrja ajrore mbetet mundësia e vetme për kontrollin e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco