Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

U fut të lahej në det dhe nuk doli më/ Vijojnë kërkimet për trupin e 57-vjeçarit portugez në Sarandë

U fut të lahej në det dhe nuk doli më/ Vijojnë kërkimet për trupin e 57-vjeçarit portugez në Sarandë

21:06, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 57-vjeçar me iniciale A. G.nga Portugalia është zhdukur në det pasi është futur të lahej në orën 18:00 në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco