Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

SYRI TV/ Zjarret, arrestohen 12 piromanë në 72 orë

19:53, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndezja e zjarreve për të djegur kullotat në jo pak raste ka sjellë përhapjen e tyre dhe shkaktimin e zjarreve më të mëdha, të cilat kanë krijuar dëme të shumta dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses dhe jo tjetër. Megjithë sensibilizmin e bërë ky fenomen nuk është ndalur dhe këtë vit.

Për këtë arsye policia e shtetit në 72 orët e fundit ka arrestuar 12 persona të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit.

Në Tiranë është arrestuar për ‘Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor’, Bahri Hysa, 63 vjeç. Hysa i cili ishte bari në zonë ka ndezur një zjarr në një sipërfaqe kullote në vendin e quajtur ‘Fushë Stanë’ në zonën e Malit me Gropa.

Zjarri I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta është përhapur dhe ka sjellë djegien e 600 hektarëve në lugina e Grykës së Mullinit, Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.

Në qytetin e bregtar të Vlorës, blutë kanë arrestuar 33-vjeçarin Elmaz Fejzaj. Fejzaj ka ndezur një zjarr për pastrimin e barërave në një sipërfaqe kullote në pronësi të tij në vendin e quajtur ‘Gryka e Zguros’ në Malin e Shashicës.

Flakët janë përhapur duke dalë nga kontrolli dhe duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme  me shkurre dhe bimësi dhe është përhapur dhe në fshatrat Kaninë dhe Serishtë. Në këtë zonë zjarri vijon ende të jetë aktiv, megjithëse situata është përmirësuar.

Gjithashtu në pranga është vënë një person në Fier për zjarrin në fshatin Frakull të Vogël.  Në Gjirokastër autori i zjarrit në Kakavijë është arrestuar po ashtu dhe në Belsh një person është arrestuar në flagrancë pasi ndez zjarr në tokën e tij dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me ulli dhe një sipërfaqe pylli.

Ndërkohë të gjitha strukturat e policive në rrethe me urdhër të drejtorit të përgjithshëm kanë kaluar në gatishmëri për të intensifikuar masat parandaluese dhe ndëshkimore për çdo rast zjarrvënie të qëllimshëm apo nga pakujdesia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco