Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

Sarandë/ Parkoi mbi trotuar..., gjobitet dhe procedohet penalisht 31-vjeçari

Sarandë/ Parkoi mbi trotuar..., gjobitet dhe procedohet penalisht 31-vjeçari

18:20, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 31-vjeçar nga Kamza u procedua penalisht dhe u gjobit me 20 mijë lekë pasi parkoi makinën në mënyrë të paligjshme mbi trotuar në rrugën ‘Vangjel Pandi’ në Sarandë, ku për pasojë bllokoi lëvizjen e mjeteve të tjera dhe këmbësorëve.

Kjo ngjarje u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, përgjatë kontrolleve rutinë të policisë rrugore në qytetin e Sarandës me synim zbulimin e parkimeve të gabuara që pengojnë trafikun.

Përveçse gjobës, autoritetet kanë ndjekur edhe procedimin penal ndaj 31-vjeçarit, me akuzën për ‘pengim të qarkullimit rrugor’, sipas Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës ka paralajmëruar masa të ashpra për parkimet të cilat bllokojnë lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco