Një turiste nga Çekia është mbytur duke u larë në det në Qerret të Kavajës.
‘Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki’, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
© SYRI.net