Babai i 33-vjeçarit Elmaz Fejzaj, Rajmond Fejzaka hedhur poshtë pretendimet e Policisë së ka qenë I biri, ai që i ka vënë zjarrin fshatit Shashicë në Kaninë. Në një intervistë, Fejza ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, duke shpjeguar se djali i tij nuk ka qenë në stan në Shashicë.
Ndër të tjera i moshuari Rajmond Fejzaj ka treguar se i biri do hante drekën së bashku me familjen, kur është njoftuar nga një shok i tij për zjarrin e rënë në Shashicë.
Burime për Syri Tv thonë se edhe bashkëfshatarët e konfirmojnë faktin se Elmazi ka qenë në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.
Dëmi më i madh nga flakët e Kaninës i ka ndodhur familjes Fejzaj, duke iu djegur 2 stane dhe tokat ku kullosnin bagëtitë.
Rajmond Fejza: Djali ka qenë në shtëpi kur ka rënë zjarri në Shashicë. Ne jemi palë e dëmtuar, më janë djegur dy kasolle, e kanë marrë djalin nga ora 7-8, të darkës vonë. Më tha i plotfuqishmi që do i bëjmë disa pyetje.
Nga ora 11.45 ka rënë zjarri dhe e ka marrë një shok djalin që ka rënë zjarr. Do shtrohej buka në shtëpi, djali s’hëngri bukë, tha do iki se ka rënë zjarr. Unë e nënvlerësova, e marr më vonë dhe më thotë janë djegur dy kasolle.
Dy kasolle që flinin çobanët dhe stani, shpëtuan vetëm dhentë. Pastaj frynte erë e mori përmasa të jashtëzakonshme, u përhap shumë zjarri. Erdhi zjarrfikësja dhe helikopterët, djali ka qenë në shtëpi.
© SYRI.net