Zjarret vijojnë të jenë aktive në Konispol, zjarrfikësja lufton me flakët me pompa uji në krah

16:23, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy vatra vijojnë të jenë aktive në Bashkinë Konispol. Aktualisht aktive janë vatrat e zjarrit në vendin e quajtur Pllakoti dhe tjetra në vendin e quajtur Kokotraf në Markat.

Sipas të dhënave nga terreni, si pasojë e flakëve po digjen pemë frutore dhe ullinj. Në vendngjarje për të shuar zjarret, ndodhen banorë dhe shërbimi zjarrfikës i Konispolit. Për shkak të terrenit të vështirë, shuarja e flakëve bëhet më mjete manual dhe me pompa uji në krah.

Image

Gjithashtu kur mendohej që zjarri u shua në fshatrat e njësisë administrative Vergo rreth gjysmë orë më parë një vatër zjarri është rindezur lart në mal me tendencë drejt Kalasës. Ky zjarr dyshohet të jetë vazhdim i zjarrit nga Sasaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco