20-vjeçari nga Maqedonia gjendet i pajetë në Sarandë, ja çfarë dyshohet

20-vjeçari nga Maqedonia gjendet i pajetë në Sarandë, ja çfarë dyshohet

15:31, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një pushues 20-vjeçar nga Maqedonia është gjetur pa shenja jete në banesën ku po qëndronte me familjen.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, më datë 26 korrik 2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi O. J., 20 vjeç, është gjetur pa jetë nga familjarët. Ai ndodhej në Shqipëri për pushime.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim dhe hetimet vijojnë për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco