Skandali - SPAK kap gabim ‘bosin’ e drogës, GJKKO e liron: S’kam qenë as në Durrës, jo më në trafik droge!

Skandali - SPAK kap gabim ‘bosin’ e drogës, GJKKO e liron: S’kam qenë as në Durrës, jo më në trafik droge!

14:08, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga të ndaluarit gjatë operacionit të fundit të SPAK, shtetasi Ilir Lloshi, është liruar menjëherë nga GJKKO, pasi u konstatua se arrestimi i tij ishte bërë gabimisht për shkak të ngjashmërisë së gjeneraliteteve dhe vendbanimit me një person tjetër të dyshuar.

Në seancën gjyqësore, vetë Lloshi ka deklaruar: “Nuk kam lidhje me këto punë, nuk kam dalë asnjëherë jashtë shtetit.”

Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Erion Alibej, si dhe verifikimi i fotografive, konfirmuan se ai nuk është personi i përfshirë në aktivitetin e dyshuar kriminal.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfirmoi masat e sigurisë “arrest me burg” për këta pesë shtetas të tjerë: Artur Hoxhosmani; Klevis Hoxhosmani; Ermir Ndrejaj; Erion Alibej; Plarent Dervishaj. 

Burime nga seanca me dyer të mbyllura bëjnë me dije se vëllezërit Hoxhosmani kanë mohuar përfshirjen në rrjetin Sky ECC, ndërsa Ermir Ndrejaj ka kërkuar masë më të butë sigurie për shkak të një sëmundjeje të rëndë që e prek.

Shtetasi Plarent Dervishaj, mësohet se ka lënë sallën e gjyqit përpara shpalljes së vendimit, pasi u paralajmërua nga trupa gjykuese të mos fliste pa leje.

Grupi kriminal dyshohet të jetë zbuluar nga të dhënat e përgjuara në aplikacionin e koduar Sky ECC dhe nga deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili ka dhënë informacione kyçe për hetimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco