Konsumoi një sasi medikamentesh, 68-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në QSUT

Konsumoi një sasi medikamentesh, 68-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në QSUT

14:05, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 68-vjeçare nga fshati Domgjon, bashkia Mirditë, është paraqitur në urgjencën e spitalit të Mirditës, më 26 korrik 2025, në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi dyshohet se kishte konsumuar sasi të mëdha medikamentesh.

Pasi iu dha ndihma e parë mjekësore, ajo u transportua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për trajtim të specializuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për vlerësim dhe hetime të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco