SYRI TV/ Vijojnë aktive disa vatra zjarri në Gjirokastër, terreni malor vështirëson ndërhyrjen

SYRI TV/ Vijojnë aktive disa vatra zjarri në Gjirokastër, terreni malor vështirëson ndërhyrjen

13:34, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Qarkun e Gjirokastrës vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri. Ajo në zonën e Bredhit të Zhulatit është më shqetësuese, për shkak se terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Zjarr aktiv është dhe në Fushë Bardhë, por nën kontroll. Ndërkohë zjarrfikësit në Gjirokastër ngrenë shqetësim për situatën në qytet, ku rrugët e ngushta, parkingjet e gabuara, apo dhe probleme të tjera vështirësojnë ndërhyrjen në raste zjarresh.

Edhe në Qarkun e Gjirokastrës vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri. Vatra aktive është në zonën e Bredhit të Zhulatit, ku prej orësh tashmë zjarri po shkrumbon sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e bimësi.

Ndonëse drejt zjarrit kanë shkuar disa forca zjarrfikëse dhe punonjës të administratës, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Një tjetër grup zjarrfikësish ndodhet në zonën e Fushë Bardhës po në Gjirokastër, aty ku gjithashtu vijon të jetë aktive një vatër zjarri, ndonëse sipas burimeve zyrtare është nën kontroll.
Kreu i zjarrfikëses në Gjirokastër, ngre si shqetësim pamundësinë për ndërhyrjen në zonën muzeale të qytetit, për shkak të rrugëve të ngushta, parkimeve të gabuara apo zaptimin e hapësirave publike.

Përgjatë 48 orëve të fundit punonjësit e zjarrfikëses janë ndeshur me vatrat e zjarrit pranë tunelit të Skërficës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt fshatit Fushëbardhë dhe Zhulat, ndërkohë që monitorimi vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco