Ndërsa përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët në Borsh vazhdojnë, disa pushues duket se kanë zgjedhur të shijojnë detin pavarësisht situatës dramatike.
Në pamjet e siguruara për Syri TV, shihet një helikopter që po ndërhyn nga ajri për të fikur zjarrin, ndërsa në të njëjtën kohë pushuesit vazhdojnë plazhin e tyre. Gjatë natës zjarri u shuajt, por u riaktivizua në mëngjes, kryesisht për shkak të erës së fortë që frynte.
Rreth 50 banorë janë evakuuar nga fshati Borsh, ku zjarri ishte përqendruar më shumë, për arsye sigurie. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz apo në kafshë.
Emergjencat civile, zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë, me dy helikopterë në terren, janë duke punuar intensivisht për të shuar përfundimisht flakët.
© SYRI.net