Kapet në flagrancë duke vjedhur në Kishën Katolike të Lushnjës, arrestohet 48-vjeçari

10:19, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga patrulla e Policisë së Lushnjës, pasi u kap duke vjedhur sende me vlerë në një objekt kulti.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Kongresi", ku shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Lushnjë konstatuan shtetasin B. B., banues në Lushnjë, teksa ndodhej brenda ambientit të Kishës Katolike, me qëllim vjedhjeje.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin e dyshuar në vendngjarje. Ai akuzohet për veprën penale të "Vjedhjes" dhe tashmë përballet me hetim nga organet kompetente.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco