Pamje apokaliptike nga Borshi - Zjarri i afrohet banesave, zjarrfikësit në ‘luftë’ vetëm me një zorrë uji.../ VIDEO

08:27, 27/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata me zjarret ka dalë jashtë kontrollit në Borsh, aty ku vatrat janë aktive prej ditës së premte. Mirëpo, mëngjesin  e së dielës, flakët të favorizuara edhe nga era, iu janë afruar shtëpive të fshatit turistik, aty ku janë akomoduar edhe turistë të shumtë.

Në video duke forcat zjarrfikëse, të cilët mundohen të shuajnë flakët vetëm me një zorrë uji. Gjë që duket se është e pamjaftueshme për t’i bërë ballë një situate të tillë.

Zjarret që kanë pushtuar ditët e fundit vendin, kryesisht zonat malore, kanë nxjerrë në pah mungesën e infrastrukturës tek institucionet për të shuar flakët. Të papërgatitur për këtë situatë, janë detyruar që në terren të dalin e ‘të luftojnë’ me atë çfarë u është gjendur, tek-tuk ndonjë makinë zjarrfikëse dhe helikopteri që del vetëm kur zjarri nis e kërcënon zonat e banuara.

 

               

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco