Flakët e zjarrit në zonën e Borshit janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme pasi kanë përfshirë një masiv kodrinor, ndërsa një re e zezë tymi ka mbuluar të githë zonën. Në pamjet që qarkullojnë nëpër rrjete duken flakët të cilat kanë përfshirë masivin kodrinor
Sipas burimeve nga terreni, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë po i afrohet zonave të banuara, duke rrezikuar disa banesa.
Flakët kanë shkaktuar një situatë alarmante dhe frike për banorët dhe pushuesit, pasi flakët vijojnë të përhapen e raportohet se janë shumë pranë zonës së plazhit dhe fshatit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në zone. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë dhe është i nevojshëm ndërhyrja nga ajri.
Ndërkohë që zjarri vijon të mbetet aktive prej 48 orësh në Borsh por për fikjen e zjarrit nuk ishte angazhuar asnjë zjarrfikëse dhe nuk ishte marrë asnjë masë.
© SYRI.net