Parku kombëtar i Prespës po digjet, drejtori i Zonave të Mbrojtura: Terreni i vështirë por na është thënë të mos presim mbështetje nga ajri

Parku kombëtar i Prespës po digjet, drejtori i Zonave të Mbrojtura: Terreni i vështirë por na është thënë të mos presim mbështetje nga ajri

21:30, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është viti i dytë radhazi që Parku Kombëtar i Prespës po digjet. Gjergji Koki, drejtori i zonave të mbrojtura në juglindje tha se po  përpiqen të krijojnë kordonët e parë për të mos agravuar e për të mos u përhapur në gjerësi vatra e zjarrit por terreni mbetet i vështirë. Në një prononcim për median, Koki thotë se po bëhet një vlerësim i situatës për të ndërhyrë nesër në mëngjes por terreni është i vështirë.  Ndërhyrja do të bëhet nga toka ndërsa nga qeveria qendrore u është thënë të mos presin asnjë mbëshetje nga ajri.

 Fatkeqësisht është viti i dytë që ndodh një situatë zjarri më këtë lloj përmase por shpresojmë që nga eksperienca e vitit të kaluar të kemi nxjerrë mësimet tona. Reagimi i administrates ka qënë i menjehereshëm. Ne kemi qënë në gatishmëri si administratë jo vetëm këtu por edhe në zonat ku janë jashtë përgjegjësisë tonë, kemi qënë të gatshëm për të kontribuar. Gjithë adimistrata , gjithë specialistet janë këtu, në terren që në momentet e para të zjarrit. Jemi ndarë në 2 grupe pune sëbashku me bashkinë dhe me ndihmat e tjera që kanë ardhur nga punonjesit e shërbimeve dhe qytetarë të tjerë që kane dhënë kontributin e tyre për të bërë të mundur izolimin perimetral të vatrave të zjarrit duke u munduar të krijojmë kordonet e para, për të mos agravuar e për të mos u hapur në gjerësi vatra e zjarrit.  Terreni është i vështirë , bimësia është e ulët, fatmirësisht nuk kemi depërtim të zjarrit ne bimesi të larte , e cila është në pjesën sipër. Jemi duke bërë nje vleresim të situatës pasi edhe punonjesit janë të ezauruar por edhe kushtet janë tepër të rrezikshme për të vazhduar ndërhyrjen.

 Po bëjmë nje vlerësim për te nisur sërish një aksion me struktura të tjera për të bërë te mundur qe herët në mengjes, rreth orës 4 të mengjesit të kemi një lloj mundësie për të bërë një rikonuicion më të mirë të situatës e me pas për të ndërhyrë ,për të bërë sa mundemi me forcat tona e mundësitë qe ne kemi. Terreni është shumë i veshtirë por vullneti jonë dhe përgjegjesia maksimale që ka secili për të ruajtur mjedisin besoj do  prevaloje e do bëjë të mundur që të bëjmë më të mirën tonë për të mos patur agravim me të madh të situatës me zjarret.

Që në momentin e parë edhe kordinatoret  tanë në Agjensinë e  Zonave të Mbrojtura ku është kontaktuar menjëherë me kordinatorin përgjegjës për situatat e risqeve të tilla por për shkak se vendi jonë në këto lloj temperaturash eshtë nën trysninë e zjarreve dhe kudo ka zjarre , prioritet janë zonat e banuara.

 Na është thënë që për momentin te mos presim asnjë mbështetje nga ajri por të mundohemi qe me gjithë mundësitë që ofrohen këtu lokalisht , me bashkitë fqinje dhe nga bashkite e qarkut të kemi suport tokësor. Kjo është e mundur për momentin. Më pas do të komunikojmë edhe me partnerët tanë përballë por edhe ata kanë  një protokoll specifik kur aktivizohet mundësia e nderhyrjes. Shpresoj mos kemi situata si ajo e vitit të kaluar dhe ta izolojme në kohë”
Gjergji Koki, drejtori i zonave të mbrojtura në juglindje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco