Vatrat e zjarrit të Delvinës janë përhapur me shpejtësi drejt malit të Borshit e në orët e vona të pasdites videot e mbërritura në redaksinë e Syri Tv tregojnë se situata ka precipituar me shpejtësi.
"Flakët janë përhapur gjithandej dhe janë shtuar vatrat e zjarrit shumë dukshëm brenda vetëm një ore. Me sy të lirë duken që janë shumë afër rrugës kryesore’ informon një pushuese që vuri në dispocizion të redaksisë videot.
Flakët kanë ngjallur frikë mes pushuesve në zonën bregdetare.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu informoi se zjarri në fshatin Markat në Konispol është vendosur nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore.
Në operacion morën pjesë:
2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë nga MZSH Konispol
2 automjete me 12 efektivë nga BMEC
1 helikopter i Forcave të Armatosura
© SYRI.net