Flakët përpijnë malin e Shashicës, vendi ku Rama kërkon 830ha/tokë për parkun fotovoltaik

17:15, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër e fuqishme zjarri ka rënë në malin e Shashicës në Vlorë pasditen e sotme. Gazetari i Syri Tv informon se flakët janë në zonën e Kaninës aty ku bashkia planifikon të japë 830 ha tokë për panelet diellore, një projekt që kundërshtohet nga banorët e zonës.

Ministria e Mbrojtjes informoi sot pasdite se dy avionë zjarrfikës të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, janë përfshirë në operacionin për shuarjen e vatrës së fuqishme të zjarrit në zonën e Shashicës, në jug të vendit.

Projekti për ndërtimin e parkut fotovoltaik parashikon dhënien e një sipërfaqe prej 830 hektarësh për panele diellore me afat përdorimi 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Banorët e Kaninës kanë kundërshtuar projektin pasi kjo sipërfaqe përdoret nga qindra blegtorë të zonës dhe është burimi i vetëm i jetesës për ta.

Nga ana tjetër mendohet se ishte shkak i përplasjeve të Kryeministrit Rama me kreun e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, e cila u pasua edhe me shkarkime masive në këtë bashki.Më 21 korrik,  Këshilli Bashkiak i Vlorës hoqi nga rendi i ditës shqyrtimin e projektit të shumëdebatuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco