VIDEO/ Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën fëmija 7 vjeç

16:27, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është shënuar sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor ‘Tepelenë–Krahës’, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Luftinjës’.

Nga përplasja e dy makinave ka humbur jetën një djalë 7 vjeç.

Policia dha detaje mbi aksidentin e rëndë në Memaliaj, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar pas përplasjes së dy automjeteve.

Personat e plagosur janë Blerim Dulaj nga Tepelena dhe Vadym Tryfonony, nga Ukraina.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor ‘Tepelenë–Krahës’, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Luftinjës’, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).

Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco