Shkëndija mbi kokën e kalimtarëve! Kablli elektrik bën masë në rrugën Transballkanike

Shkëndija mbi kokën e kalimtarëve! Kablli elektrik bën masë në rrugën Transballkanike

15:54, 26/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga kabllot elektrike të tensionit të ulët në qytetin e Vlorës ka rënë në masë si pasojë e një defekti teknik pasditen e sotme.

Si rrjedhojë, kablli po lëshon shkëndija elektrike, ndërsa ndodhet i varur mbi vendkalimin e këmbësorëve në rrugën Transballkanike, pranë zonës së njohur si “Ish-parku i tregtisë”.

Për shkak të rrezikut që paraqet për kalimtarët dhe banorët përreth, është njoftuar menjëherë shërbimi zjarrfikës i Vlorës, i cili ndodhet në gatishmëri në vendngjarje.

Po ashtu, është kontaktuar edhe OSHEE, e cila ka nisur ndërhyrjen për riparimin e defektit dhe eliminimin e rrezikut për qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco