Policia e Fierit ka zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre e 55-vjeçarit Anesti Ram nga vajza e tij.
Sipas autoriteteve lokale, nga hetimet ka rezultuar se vajza e viktimës Emanilda Rama, nuk e ka kryer e vetme krimin.
Dyshime ka se ajo është ndihmuar nga Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me Emanilda Rama, në vrasjen e babait të saj nëpërmjet mbytjes me tel, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Nga informacionet e marra deri tani, vajza dyshohet se kishte lidhje intime me 55 vjeçarit, ky i fundit i martuar dhe me dy fëmijë.
Përpara grupit, 55-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen. “Nuk di asgjë, nuk kam lidhje me këtë histori”, është shprehur Çlirim Dogani.
Raportohet se Dogani është njohur me Emalinda Ramën në zonën e Roskovecit.
Sipas të njëjtave informacione, motra e Emalindës është e martuar në fshatin Suk të Roskovecit dhe herë pas here 26-vjeçarja shkonte në shtëpinë e saj.
Çlirim Dogani punonte si shofer i linjës urbane të zonës, e pikërisht aty dyshohet se janë njohur të dy. Ata mendohet se mund të kenë krijuar lidhje dashurie mes tyre.
Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kanë shprehur habi për arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, të akuzuar si bashkëpunëtor i Emalinda Ramës 26 vjeç në vrasjen e babait të kësaj të fundit, Anesti Rama 56 vjeç.
Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani dhe një banor, Fatmir Çalamani, pohojnë se njihet në fshat si njeri i mirë, punëtor e familjar.
Manushe Dragani: Çlirimin e njoh shumë mirë, është shumë djalë i mirë. Është familjar, ka dy fëmijë, djalë e vajzë. Vajzën e ka të martuar, djalin të pamartuar. Familja me bujqësi merret. Për ngjarjen nuk jam në brendësi. Nuk ma merr mendja kurrë që të bëjë Çlirimi këtë gjë.
Fatmir Çalamani: Është një djalë shumë i pastër, punëtor, familje e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi këtu në territorin tonë. Asnjëherë problematikë. Ai ka qenë shofer autobusi, është shumë i saktë, pa probleme në zonën tonë. S’ma ha mendja që të përfshihet...
© SYRI.net