Një aksident me dy të plagosur u shënua pasditen e sotme në autostradën Lushnje- Rrogozhinë.
Automjeti top Benz i ka rënë nga mbrapa një mjeti të parkuar në anë të rrugës automobilistike.
Nga përplasja drejtuesi i mjetit dhe bashkëudhëtari kanë marrë lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Sipas mjekëve të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryen procedurat e dokumentimit të aksidentit. Sipas të dhënave të para drejtuesi i benzit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar.
© SYRI.net