Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 48 400 euro pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 48 400 euro pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari

14:05, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë ditës së sotme, 48 400 euro janë sekuestruar pasi shtetasi me iniciale Sh. B., tentoi t’i kalonte pa i deklaruar në dogën e Kakavijës.

‘Në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit’, thuhet në njoftimin e Pikës Kufitare të Kakavijës.

Njoftimi/ PKK Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 48 400 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco