SYRI TV/ Krimi makabër në Frashër të Fierit, pas vajzës arrestohet dhe nëna e saj

13:42, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Arrestohet edhe Valbona Rama, e cila fshehu krimin e vajzës së saj, Emanilda, që vrau babain Anesti Rama në fshatin Frashër të Fierit. Bashkëshortja e viktimës dyshohet se ka bashkëpunuar me të bijën në vrasjen e familjarit të tyre, teksa ngjarjen e raportuan si aksidentale. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima Anesti Rama dhunohej sistematikisht nga bashkëshortja dhe vajza e tij, ndërsa prej kohësh ato e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë më vete.

SYRI TV

Pas vajzës, Emanilda Rama, policia e Fierit arrestoi dhe nënën e saj, Valbona Rama, për vrasjen e familjarit të tyre, Anesti Rama, ngjarje e cila ndodhi në fshatin Frashër. Ky i fundit u vra nga vajza e tij 26-vjeçare, Emanilda Rama, ndërsa nëna e saj, Valbona, dyshohet se ka fshehur krimin e të bijës. Sipas burimeve policore, Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë, pohojnë burime zyrtare të Policisë Fier.

Dhuna ndaj 56-vjeçarit është pranuar jashtë kamerave edhe nga familjarët e tij, të cilët shprehen se disa herë bashkëshortja Valbona dhe vajza Emanilda kishin kërkuar që familjari i tyre, Anesti, të largohej për të jetuar te të afërmit e tyre.

Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpeshherë në punë me shenja në fytyrë, për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente, por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën. Vajza dhe e ëma e kanë pranuar krimin para grupit hetimor, pohon zyrtarisht Policia Fier. Burime kanë treguar detaje tronditëse nga ngjarja. Pasi mbyti të atin me tel në fyt, e ka çuar trupin në banjë dhe aty i kishte dëmtuar organin gjenital duke e shtypur e goditur disa herë. Vajza nuk ka pranuar që babai mund ta kishte ngacmuar seksualisht kur është pyetur nga grupi hetimor.

Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, policia ka qenë shpeshherë në familjen Rama, duke ndërhyrë për shuarjen e sherreve. Mirëpo ngrihen dyshime sesi, me precedent të shpeshtë dhune ndaj viktimës, nuk është dhënë urdhër mbrojtjeje, ndërsa ndaj familjarëve të tij nuk është marrë asnjë masë. Në polici, vajza ka dhënë deklaratat e para, ku mësohet se konfliktet me të atin kishin nisur pasi ai nuk e mbështeste në jetë dhe nuk i jepte para. Megjithatë, pritet që dëshmia e saj e plotë të merret në vijim nga hetuesit e ngjarjes.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco