VIDEO - ‘Kërcet’ dhuna mes turistëve italianë në Sarandë, shpallen në kërkim nga policia/ EMRAT

13:11, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër episod dhune është regjistruar në vendin tonë, pikërisht në qytetin bregdetar të Sarandës. Mbrëmjen e së enjtes, disa shtetas italianë janë konfliktuar dhunshëm mes tyre, në shëtitoren e qytetit.

Momenti i konfliktit mes tyre është publikuar në rrjete sociale, ndërsa policia njoftoi sot se ka shpallur në kërkim 5 turistët e huaj, ndërsa jep detaje edhe të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Shpallen në kërkim 5 shtetas italianë që u konfliktuan me sende të forta në shëtitoren e qytetit.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, që pasqyron një konflikt fizik mes disa shtetasve në shëtitoren e Sarandës, sqarojmë se:

Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2025, rreth orës 01:30, dhe menjëherë pas saj, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj të plotë ligjor.

Nga hetimet ka rezultuar se dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

Në përfundim të veprimeve procedurale  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasit italianë: Giuzeppe Torella, Mattia Aceti, Salvatore Diglio, Antonio Laezza, Salvatore Biffone, të gjithë këta shtetas banues në Napoli Itali.

Këta 5 shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit italianë Giovanni Mastantuoni, Francessko D'Erico, Lorenzo Damascato, të gjithë banues në Avelino Itali.

Gjithashtu materialet u referuan edhe për shtetasin Emanuele Guillaro, i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitje biletash për festa, pa lejen përkatëse, si dhe kishte punësuar në këtë aktivitet shtetas të pasiguruar.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco