Një 55-vjeçar ka rënë nga skela duke punuar për nderimin e një banese në Korçë.
‘Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18, shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në banesën e shtetasit G. S. Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 18, shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, ndërkohë që po kryente punimi ndërtimi në banesën e shtetasit G. S.
Shtetasi P. S. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G. S. u shoqërua në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
© SYRI.net