Plagosën 26-vjeçarin me thikë/ Vlorë, në pranga një person, procedohet vëllai i tij

Plagosën 26-vjeçarin me thikë/ Vlorë, në pranga një person, procedohet vëllai i tij

07:53, 25/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në qytetin e Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, ndërsa proceduan penalisht në gjendje të lirë vëllain e tij, F. B., 33 vjeç.

Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2025, rreth orës 10:00 të mëngjesit, kur dyshohet se autorët kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 26 vjeç, në pjesën e supit. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco