Vajza mbyti të atin me tel! Pamje nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë në Patos, 26 vjeçarja deklaroi se i ati ishte rrëzuar në tualet

18:23, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri Tv ishte në banesën ku ndodhi krimi i rëndë Rama në Frashër të Patosit. Vajza 26 vjeçare mbyti babanë dhe më pas me të ëmën u përpoqën të fshehin krimin që të dukej si vdekje aksidentale.

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm , miq e fqinjë janë të shokuar. Anesti Rama, 56 vjeç punonte në një firmë private dhe me  Valbonën ishin prindër të dy vajzave.

Vajza e madhe jetonte në Itali, ndërsa në  banesën e tyre ata jetonin me Emanildën 26 vjeçe. Mësohet se mes bashkëshortëve ka pasur shpesh kontradikta dhe sherre aq sa policia kishte qenë disa herë në banesën e tyre për të sheshuar konfliktet.

Nuk dihet ende dinamika e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut, ndërsa duhet të zbulohet dhe roli i policisë e cila ka qenë në dijeni të dhunës familjare pse nuk arriti të parandalonte këtë krim të rëndë.

Policia ka arrestuar vajzën, ndërsa gruaja, Valbona është shoqëruar. 

 Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet. Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco