Kalimi i mjeteve në pikën doganore të Goricës, në zonën e Pustecit, është pezulluar përkohësisht pasditen e sotme si pasojë e një vatre zjarri në anën maqedonase të kufirit. Flakët kanë përfshirë të dy anët e rrugës, duke krijuar rrezik për automjetet që kalojnë në këtë segment.
Në bashkëpunim me autoritetet doganore maqedonase, dogana shqiptare ka ndaluar përkohësisht kalimin në këtë pikë kufitare deri në një moment të dytë. Zjarri ndodhet shumë pranë territorit shqiptar, ndërsa autoritetet fqinje po ndërhyjnë për të shuar flakët dhe për të rikthyer sigurinë në zonë.
Pas disa minutave është lejuar lëvizja e mjeteve të vogla, ndërsa ndalohet vetëm qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë
© SYRI.net