Një tjetër shpërthim tritoli është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje, 24 korrik, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:50, në rrugën Peti në Tiranës në portën hyrëse të një garazhdi.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale të mjeteve të cilat ishin të parkuara. Garazhdi ishte në pronësi të 39-vjeçarit Elvis Kosova.
I pyetur nga policia, Kosova është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk ka dyshime se kush mund t’ia ketë vendosur lëndën eksplozive.
Hetimet e policisë janë fokusuar në konfliktet që ai mund të ketë për shkak të bizneseve që zotëron.
39-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit në gusht të 2024, ai u arrestua për shkak se u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë 200 mijë euro së bashkue me një shtetas turk. 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, kishte marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.
Por në fakt makinën ja kishte dhënë Elvis Kosovës dhe u gjet nga policia në një banesë në fshatin Prush. Në vitin 2022, policia e akuzoi për organizimin e garave të paligjshme. Kosova kishte organizuar një garë në zonën e Patokut.
Ai u kap nga policia teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis dhe u gjobit me 120 mijë lekë.
© SYRI.net