Durrës/ Konfiskohet pasuria e dy vëllezërve të hetuar për vrasje dhe falsifikime ID

Durrës/ Konfiskohet pasuria e dy vëllezërve të hetuar për vrasje dhe falsifikime ID

15:22, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K.

Policia bën të ditur se në bazë të vendimit, L. K. iu sekuestruan 1050 m² truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë, pasuri që më pas iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të tij.

Nga hetimet rezulton se pasuria është përfituar nga veprimtaria kriminale e dy djemve të shtetasit L. K., të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në veprat penale:

-“Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,

-“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

-“Vrasja, në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”,

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të dy vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, dhe pasuria e konfiskuar dyshohet të jetë produkt i aktivitetit të tyre kriminal. Policia dhe organet e drejtësisë theksojnë se aksione të tilla janë pjesë e luftës kundër pasurimit të paligjshëm dhe garantimit të sundimit të ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco