Ishin në kërkim, arrestohen dy të rinjtë në Sarandë

Ishin në kërkim, arrestohen dy të rinjtë në Sarandë

14:50, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Në kuadër të këtyre veprimeve, janë ndaluar:

G. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Vlorës, që e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditë burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Klaus Jaçe, 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025, në Sarandë, ku dy shtetas u plagosën me armë zjarri.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco