1 mijë deri në 2 mijë euro për person, arrestohen 2 persona për trafik të paligjshëm

1 mijë deri në 2 mijë euro për person, arrestohen 2 persona për trafik të paligjshëm

13:49, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Prokurorinë Gjirokastër, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Delivery”, duke goditur një rrjet kriminal që ndihmonte emigrantët e vendeve të treta të kalojnë ilegalisht kufirin.

Pas një hetimi disa mujor dhe përdorimit të metodave speciale, janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të përfshirë në transportimin e paligjshëm të emigrantëve nga Shqipëria drejt Greqisë, nëpërmjet PKK Kakavijë.

Për këtë shërbim, ata merrnin pagesa që varionin nga 1000 deri në 2000 euro për person.

Të arrestuarit janë, E. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, S. G., 43 vjeç, banues në Gjirokastër

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 2 automjete, 2 telefona celularë dhe një shumë parash në euro.

Materialet e hetimit janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco