Shfrytëzonin për prostitucion dy të mitura në Koplik, arrestohen dy 19-vjeçarë - Njëri kapet me kanabis

Shfrytëzonin për prostitucion dy të mitura në Koplik, arrestohen dy 19-vjeçarë - Njëri kapet me kanabis

12:35, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy të rinj nga fshati Koplik i Sipërm janë vënë në pranga nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Shkodër, pas një hetimi disa javor të drejtuar nga Prokuroria e Shkodrës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë shtetasit S. C., 19 vjeç dhe A. K., 19 vjeç, të dy banues në Koplik i Sipërm. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ata shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura, përkatësisht 16 dhe 14 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e ndalimit, shtetasit A. K. iu gjet edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco